Në fakt, si tek gruaja edhe tek burri, përqendrimin maksimal i testosteronit (hormoni i dëshirës seksuale) regjistrohet në moshën 20 vjeç.
E nëse gratë kanë një pjekuri seksuale më të vonshme varet nga dy motive që nuk kanë të bëjnë me anatominë. I pari është kulturor, lidhet me tolerancën më të madhe shoqërore që, edhe sot, ekziston ndaj seksit mashkullor: djemtë i jetojnë eksperiencat e tyre më me qetësi se vajzat.
Arsyeja e dytë është e tipit psikologjik: për vajzën, seksi dhe ndjenja shkojnë bashkë. Ja pra pse thonë se një grua jep më shumë në seks rreth moshës 30-40 vjeç, d.m.th atëherë kur jeton marrëdhënie dashurie të qëndrueshme dhe të rëndësishme.
Të cilat e lejojnë t’i jepet partnerit me besim, duke u shfaqur më e lirshme dhe e sigurt në vetvete.