Zëvendëskryeministri i vendit, Kujtim Shala të premten gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka zbuluar detaje nga koha e bllokut LVAN.
Ai para deputetëve të Kuvendit tha se në atë kohë kur partitë opozitare tentonin të ndërtonin Qeverinë e re, Ramush Haradinaj ishte pro themelimit të Gjykatës Speciale.
Shala ka treguar se vetëm Vetëvendosje dhe NISMA ishin kundër, ndërsa, Haradinaj vazhdimisht ka qenë pro themelimit të Gjykatës Speciale.