Kujdes, sot në Kosovë moti do të jetë nën zero gradë, vishuni trashë

E publikuar: 15/11/2016 09:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta të ajrit me presion të ngritur atmosferik. Në këto kushte gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i vranët dhe me periudha të gjata me diell.

Këto masa të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit sipas IHMK-së, do të jenë të qëndrueshme, duke e zbritur merkurin në termometër nga zero deri -4 gradë Celsius, derisa maksimalet e ditës pritet të lëvizin nga 5-9 gradë Celsius.

Reshje shiu nuk parashikohen gjatë kësaj periudhe. Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi me shpejtësi mbi 9m/s.