Dëshira për të realizuar një foto selfie me fokën ngjatë pushimeve në ishullin e Gran Canaria të Spanjës, për pak sa nuk i ka kushtuar këmbën një turisteje britanike.
20-vjeçarja Leah Edgar, e cila kishte shkuar enkas në parkun ujor ku ndodhej foka, madje kishte mbajtur edhe radhë për të realizuar një foto selfie me fokën, e njohur me emrin Rocky, ashtu si shumë turistë të tjerë.
Ajo kishte paguar 58 euro për biletën e parkut ujor dhe 12 euro shtesë për t’u zhytur në pishinë me Rokin. Pas incidentit ajo mori mbrapsht shumën prej 70 eurove si kompensim për atë që ndodhi.