Nëse zgjidhni akomodimin në hotel për pushimet verore, do të ishte mirë për të lexuar disa këshilla se si duhet përdorur rrjeti Wi-Fi derisa qëndroni në hotel.
Rrjetet Wi-Fi të hoteleve janë bërë mjaft interesante për hakerat. Ata vazhdimisht përpiqen për të depërtuar në rrjetin e hoteleve luksoze por edhe të atyre që i përkasin kategorive më të ulëta. Nuk ka rregulla. Me disa masa paraprake nuk keni nevojë për frikë dhe të hiqni dorë nga përdorimi i rrjetit Wi-Fi të hotelit për qasje në internet. Çfarë duhet të keni kujdes?
Harrojeni qasjen në shërbimet bankare “online”. Edhe pse bankat dhe kompanitë e kartave të kreditit përdorin kode për të mbrojtur shkëmbimin e të dhënave të informacionit në mënyrë që përmbajtja origjinale mund të shihet vetëm nga personi i cili mban çelësin për dekodim, pyetja mbetet nëse hotelet përdorin ndonjë mbrojtje tjetër përveç asaj themelore. Kjo do të thotë se hakerat mund të shohin të dhënat tuaja personale dhe të gjitha aspektet që i ndani përmes lidhjes së internetit publik. Pra, shmangni ndarjen e të dhënave nëpërmjet rrjetit Wi-Fi që ofrohet nga hoteli. Nëse tashmë i keni ndarë, sigurohuni të aktivizoni mbrojtjen bazike, firewall, në pajisjet për qasje në internet.
Për të siguruar të dhënat tuaja, përpiquni për të shmangur përdorimin e shërbimeve, Dropbox, Google Drive, One Drive, iCloud Drive, përveç nëse është e nevojshme. Gjithashtu të jeni të vetëdijshëm se çfarë lloj informacionesh i dërgoni. Assesi mos dërgoni foto eksplicite.
Këshilla e mëposhtme është se gjatë qëndrimit në hotel, harroni informacionet në lidhje me azhurnimin e softuerit apo aplikacioneve. Sipas njoftimeve të ekspertëve të sigurisë, një nga mënyrat më të zakonshme për të sulmuar pajisjet të lidhura me pikën e qasjes në hotel është nëpërmjet azhurnimit të softuerit.
Këshilla e fundit ka të bëjë me kohëzgjatjen e lidhjes së pajisjeve tuaja me Wi-Fi-n e hotelit. Mos qëndroni të kyçur për 24 orë. Jeni në pushime! Pushimet diktojnë rregulla tjera për qasje në internet. Nuk keni nevojë për t’u përgjigjur në çdo e-mail dhe shpesh të lexoni statuset në rrjetet sociale. Prandaj lidhuni në Wi-Fi vetëm nëse është e nevojshme. Mos harroni të çkyçeni pasi të keni përfunduar aktivitetet tuaja. Gjithashtu zgjedhni opsionin e pajisjes për të “harruar” rrjetin.
Këto këshilla duhet mbajtur në mend veçanërisht në qoftë se do të kaloni pushimet tuaja diku në destinacione të njohura evropiane dhe botërore.