Duke u thirr në një bisedë me Ali Ahmetin në një paraqitje për RTK’në Milaim Zeka tha se kufomat e të vrarëve vështirë mund të identifikohen për shkak të gjymtimit.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti thotë se arsyeja e mos konfirmimit të të vrarëve nga Ministria e Punëve të Brendshme është pamundësia e identifikimit për shkak të dëmtimit të madh të kufomave. Tjetër arsye thuhet të jetë edhe ajo e mungesës së dokumenteve të identifikimit të të vrarëve. Kështu ka thënë Milaim Zeka në një paraqitje për RTK’në duke u thirr në një bisedë me Ali Ahmetin.
“Sot e kam pasë një takim me z.Ali Ahmeti dhe ai arsyen e shpjegon se Ministria e Punëve të Brendshme nuk po e konfirmon numrin e të vrarëve sidomos nga Kosova për dy arsye: E para që kufomat e të vrarëve janë tmerrësisht gjymtuara, domethanë janë kufoma që s’mund të identifikohen, njerëzit nuk kanë pasur pasaporta me vete ose letërnjoftime kështu që janë duke prit rezultatet nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës përmes gishtrinjëve”, tha Zeka.
Ndërkohë ai tha se të arrestuarit janë detyruar të pranojnë fajin.
“Organet e hetuesisë sipas lajmeve që i kemi ne i kanë detyru të burgosurit me dhanë nënshkrim se e pranojnë fajësinë. Sipas ligjit ekzistues kundër terrorizmit në Maqedoni nëse një njeri pranon fajësinë për vepër të terrorizmit në mënyrë automatike pa asnjë proces gjyqësor mund të dënohet me 15 vjet burg”, theksoi ai.