Kufomat e mërgimtarëve po barten nga 10 vetura, në orën 12:00 mbërrijnë në Morinë

E publikuar: 28/07/2021 10:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kufomat e personave të vdekur nga aksidenti me fatalitet në Kroaci janë nisur tashmë për në Kosovë, ku edhe do të varrosen.

Lajmi.net merr vesh nga burimet e veta se bartjen e kufomave janë duke e bërë 10 automjete nga kompania e shërbimeve funerale “Pikëllimi”.

Sipas burimeve, automjetet që po kryejnë bartjen e kufomave aktualisht janë në Mal të Zi, ndërsa pritet të arrijnë në pikën kufitare në Morinë rreth orës 12:00.

Kujtojmë se nga aksidenti tragjik që ndodhi në Kroaci, mbetën të vdekur 10 persona dhe u lënduan 45 të tjerë.

Pas aksidentit, për në Kroaci kanë udhëtuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me disa prej ministrave të tij, të cilën janë pritur nga përfaqësuesit e autoriteteve kroate, përfshirë këtu edhe kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq.

Të gjitha shpenzimet e trajtimit mjekësor të lënduarve i ka marrë përsipër shteti kroat.