Kufizimi i lëvizjes sipas Kushtetueses mund të bëhet pa gjendje të jashtëzakonshme – nëpërmjet Kuvendit

E publikuar: 07/04/2020 07:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me 76 faqe aktgjykim, Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se përse kanë konstatuar se vendimi i Qeverisë Kurti për kufizim lëvizjesh është i jashtëligjshëm.

Aktgjykimi i plotë është publikuar ditën e hënë.

Janë disa çështje kyç që Gjykata Kushtetuese i ka konsideruar të rëndësishme aq sa për ta bërë këtë vendim të jashtëligjshëm, raporton KOHA.

Presidenti Hashim Thaçi në kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit të kryeministrit Kurti ka pretenduar se vendimi është në kundërshtim me disa nene të Kushtetutës.

Sipas presidentit, vendimi i Qeverisë është në kundërshtim me nenin 56 të Kushtetutës.

Neni 56 flet për shpalljen e gjendjes se jashtëzakonshme.

“Shmangia nga të drejtat dhe liritë themelore që mbrohen me Kushtetutë, mund të bëhet vetëm pas shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme sipas kësaj Kushtetute dhe vetëm deri në masën sa është e domosdoshme nën rrethanat e dhëna”, thuhet në paragrafin e parë të këtij neni.

Thaçi pretendonte që kufizimi i lëvizjeve të qytetarëve nuk mund të bëhej pa shpalljen e gjendjes se jashtëzakonshme.

Por Gjykata Kushtetuese e ka interpretuar ndryshe.

“E vërteta është se, siç do të shpjegohet më tutje, kufizimi i të drejtave dhe lirive të njeriut mund të bëhet ‘vetëm me ligj’ të Kuvendit, por kjo nuk do të thotë që kufizimi i të drejtave mund të bëhet vetëm pas shpalljes së Gjendjes së Jashtëzakonshme. Kufizimi i të drejtave dhe lirive të njeriut, për aq sa është në pajtim me Kushtetutën, mund të bëhet edhe pa shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme”, thuhet në këtë aktgjykim…