Ende pa u sqaruar çështja më kritike në vend, Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, Qeveria planifikon që të nis përkufizimin e kufirit me një shtet tjetër.
Demarkacioni me Serbinë i është propozuar Bashkimit Evropian si temë e dialogut në dhjetorin e vitit të kaluar.
Sa i përket agjendës se çka do të diskutohet mes palëve, Maja Kociançiq, zëdhënëse e BE-së, ka thënë se ajo do të përcaktohet nga të dyja palët.
Edita Tahiri, ministre për Dialog, ka insistuar që demarkacioni të jenë pjesë e bisedimeve në Bruksel. Kurse, zyrtarë nga shtetit fqinjë e konsiderojnë absurde dhe të pakuptimtë të flitet për këtë pasi për ta kufiri nuk ekziston.
Përcaktimi i kufirit me Kosovën mund të jetë kusht për Serbinë në BE, por edhe problematik për Kosovën. /Tribuna Channel/