Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka njoftuar që janë zhbllokuar llogaritë e Telekomit të Kosovës.
“Pas shumë përpjekjeve, sot arritëm dakordimin për zhbllokimin e llogarive të Telekomit të Kosovës.
Nga nesër llogaritë do t’i kthehen normalitetit dhe jemi të përkushtuar që Telekomi i Kosovës të operojë me përformancë të lartë”, ka shkruar Kuçi në rrjetin e tij social Facebook.
Ministri Kuçi u ka bërë thirrje punëtorëve të Telekomit që të qetësohen dhe të punojnë për një të ardhme më të mirë të kësaj ndërmarrje.