Kuçi: Në shumë fshatra të Deçanit s’ka ujë të pijshëm, të gjitha komunat tjera e kanë rregullu këtë problem

E publikuar: 08/07/2025 19:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidatja e Partisë Socialdemokrate për kryetare të Komunës së Deçanit, Natyra Kuçi, ka theksuar në një intervistë për “DPT te Fidani” se një nga prioritetet e saj kryesore do të jetë zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm në këtë komunë.

“Nuk mundesh me bashkjetu me një pushtet që nuk e rregullon as problemin me ujë të pijshëm që 23 vjet. Në plot fshatra nuk ka hiç, fare. Këtu është problemi i shpërndarjes së ujit të pijshëm. Dmth, qysh e shpjegoj unë të gjitha komunat e tjera e kanë rregullu këtë problem. Këta e kanë pasë fokusin te asfalti se te asfalti vidhet”, tha Kuçi.