Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka reaguar pas akuzave të Ramush Haradinajt se pikërisht i pari i drejtësisë është përgjegjës për këtë Gjykatë Speciale.
Kuçi ka thënë se edhe opozita dhe liderët e partisë kanë qenë të përfshirë në debatin për Gjykatën Speciale.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ramush Haradinajt, i cili ka thënë se dikush ka qenë që ka negociuar për Gjykatën Speciale, raporton gazeta Blic.
“Është dikush që ka negociuar, e ai jeni ju. Asnjë lider i asnjë partie nuk ka negociuar. Unë personalisht jo. Dikush ka negociuar”, tha ai.