Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Blerim Kuçi futjen e emrit të tij në listën e gazetarit, Milaim Zeka si një nga personat e parë që pritet të akuzohen nga Gjykata Speciale e ka cilësuar si tendencioze.
Ish-kreu i Suharekës i cili aktualisht shërben në postin e sekretarit të përgjithshëm të AAK-së ka thënë për Klan Kosovën se nuk e di se prej nga po i merr këto informata Milaim Zeka.
“Unë nuk kam frikë nga kjo gjykatë, jam plotësisht i pafajshëm. Kuvendi e ka votuar këtë Gjykatë dhe ne presim çka do të sjellë ajo”
Ndryshe, në listën e publikuar të martën nga gazetari Zeka në llogarinë e tij në Facebook, ai ka përmendur edhe emra të tjerë të njohur në skenën politike e që dikur ishin ishin pjesëtarë të UÇK-së, njofton Klan Kosova.
Më poshtë mund ta shihni listën e postuar nga Milaim Zeka në profilin e tij në Facebook:
Akuzohet edhe Hashim Thaqi e Kadri Veseli
Burime tona të informacionit, na bëjnë me dije se, lista e cila është përpiluar ndaj atyre të cilët do të akuzohen për krime lufte, është mbajtur top sekret, nga të gjithë vendorët, po edhe ndërkombëtarët, për aresyen e vetme, se duke u nisur nga ekspriencat e hidhura të së kaluarës, askush nuk donte që ky proces të dështoj.
Kështu që njeriu nr .1, i cili do te akuzohet, nën dyshimet se ka kryer krime të luftës është:
1. Agim Çeku, ish shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, si dhe ish kryeministër i Kosovës.
2, Azem Syla, ish komandant i UÇK- së.
3. Hashim Thaqi, drejtor në Drejtorinë Politike të UÇK -së. Kryetar i PDK-së, ish kryeministër, dhe aktualisht Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.
4. Kadri Veseli, ish shef i Sherbimit Informativ Kombëtar të UÇK -së, aktualisht Kryetar i Parlamentit të Kosovës, dhe nënkryetar i PDK- së, partisë më të madhe në vend.
5. Xhavit Haliti, ish antar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, përgjegjës për Shqipëri, dhe ndërlidhës i kësaj organizate me organizmat e ndryshëm ndërkombëtar. Aktualisht, nënkryetar i Parlamentit të Kosovës.
6. Dr. Shaip Muja, ish përgjegjës për Shendetësi pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK -së, aktualisht deputet i pavarur në Parlamentin e Kosovës, por që vjen nga radhët e PDK -së.
7. Ajvaz Berisha, komondant i njesiteve speciale të UÇK -së, profesor I Universitetit Publik, aktualisht konzull në Frankfurt.
Këta ishin nga radhët e PDK- së
Nga radhët e AAK- së:
1. Daut Haradinaj, ish komondant i UÇK- së, i akuzuar pas luftës për krime lufte, ku ka vuajtur disa vite denim me burg. Aktualisht, deputet i Parlamentit të Kosovës.
2. Blerim Kuqi, ish komondant i UÇK- së, ish kryetar Komune në Suharekë.
3. Lahi Ibrahimaj, ish anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK se, i akuzuar nga Tribunali i Hagës, së bashku me Ramush Haradinaj. Aktualisht, deputet në Parlamentin e Kosovës.
Nga Vetëvendosja
1. Rexhep Selimi, ish antar i Shtabit të Përgjithshëem të UÇK- se. Aktualisht, deputet në Parlamentin e Kosovës.
Nga Partia Nisma:
1. Fatmir Limaj, ish antar i Shtabit të Përgjithshëm, ish ministër në Qeverine e kaluar. Aktualisht kryetar i partisë Nisma, dhe deputet në Parlamentin e Kosovës.
Dhe krejtë në fund: Bislim Zyrapi, ish shef i Shtabit të Pergjithshëm të UÇK -së, të cilin e zevëndësoi Agim Çeku.
Kjo është lista A, në listen B, do të akuzohën poashtu komondant të rangut të lart, kryesisht nga zona e Drenicës, mirëpo për hirë të mos dëmtimit të hetimeve, listën do ta publikojmë më vonë.