Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, ka thënë se barra për mos deklarimin e pasurisë do të duhej të binte direkt mbi ata që refuzojnë ta bëjnë publike pasurinë, raporton Indeksonline.
Kuçi këto komente i ka bërë gjatë një konference të organizuar nga “Fol” mbi konfiskimin e pasurisë.
“Ne kemi nxjerrë një ligj të veçantë për konfiskimin e pasurisë së paluajtshme. Ligji për kompetenca të zhvilluara. Unë jam i mendimit që barra kryesore e mosdeklarimit te pasurisë publike nga zyrtarët publik duhet të bie direkt mbi ta. Për zyrtarët e lartë publik do të funksionojë ligji konfiskim dhe sekuestrim të pasurisë”, ka thënë Kuqi, raporton Indeksonline.
Prokurori Shqipdon Fazliu ka thënë se për vitin 2014 janë rritur jashtëzakonisht shumë shifrat për konfiskim të pasurisë.
“31 milion euro janë sekuestrime për vitin 2014 dhe gjysmë milion deri në një milion euro janë konfiskime për po të njëjtin vit. Kemi rritje të efikasitetit për zbatimin e ligjit në drejtim të konfiskimit dhe sekuestrimit të pasurisë. Vetëm në Prishtinë kemi rreth 107 vetura të sekuestruara. Këto vetura mund të shiten vetëm për hekur. Në këtë veprim ne kemi dështuar në implementimin e kësaj dukurie. Ne kemi mundur qe me këto vetura t’i ndihmojmë institucioneve të cilat kanë nevojë për to si policisë, spitaleve, por ne kemi dështuar me to”, ka thënë prokurori Fazliu./Indeksonline/