Kualifikim “drithërues” për Atl. Madrid, kalon edhe City

E publikuar: 16/03/2016 00:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk ka surpriza në dy ndeshjet e së martës në Champions League ku Atletico Madrid dhe Manchester City siguruan biletat për në çerekfinale. Në Madridid, vendasit iu falën 11 metërshave pas 120 minutave të mbyllura 0-0, duke triumfuar 8-7 nga pika e bardhë. Pjesa e parë nisi nën ritmin e diktuar nga Atletico Madridi. Ishte Griezmann rreziku kryesor në zonën e holandezëve, ndërsa Godin tentoi disa herë me kokë nga goditjet standarte pa ia dalë mbanë. “Los Colchoneros” e rritën edhe më shumë presionin me sulmet e vazhdueshme të frymëzuara edhe nga Yannick Carrasco e Saul Niguez, ndërsa miqtë u kundërpërgjigjën me Ëillems dhe De Jong. Me hyrjen në fushë të Fernando Torres, Simeone i dha më shumë oksigjen sulmit, por lodhja u bë e dukshme në këmbët e lojtarëve madrilenë me kalimin e minutave. 90 minutëshi u mbyll me rrjeta të paprekura dhe skuadrat shkuan në kohën shtesë e më pas në lotarinë e 11 metërshave ku Naisrigh gaboi penalltinë e 8 për skuadrën e tij që deri në ato momente nuk kishte gabuar asnjë shënjestër. Juanfran në krahun tjetër nuk gaboi duke ngritur në qiell stadiumin “Vincente Calderon”. Në përballjen tjetër, Manchester City nuk u impenjua, duke u mjaftuar me një barazim 0-0 që mbron suksesin e tre javëve më parë 3-1 në fushën e ukrainasve. Skuadra e Manuel Pellegrinit zhvilloi një 90 minutësh pa shumë raste dhe të kujdesshëm, duke menaxhuar rezultatin që e kualifikon në çerekfinale. Anglkezët zbritën në fushë me formacion të plotë, por Aguero në majën e sulmit bëri shumë pak, ndërsa në krahun tjetër, miqtë ishin të pafuqishëm për të bërë dicka di fushën e lojës edhe pse dhanë disa herë sinjale në portën e mbrojtur nga Joe Hart. Me këtë barazim, Manchester City pret biletën për në fazën tjetër, ndërsa ukrainasit kthehen në shtëpi pas një sezoni pozitiv pasi objektivi i tyre ishte kalimi i fazës së grupeve./supersport/