Adnan Januzaj duket se nuk e ka ndërmend që të largohet nga ‘Old Trafford’, edhe përkundër se nuk po gjen shumë hapësira në formacionin e Louis van Gaal
Mesfushori shqiptar, Adnan Januzaj, ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku ka pozuar me fanellën e re mysafire për sezonin 2016/17 të Manchester Unitedit, duke dhënë indikacione se nuk dëshiron të largohet nga “Djajtë e Kuq”.
Megjithatë, 21 vjeçari duhet të mendojë shumë para se të marrë një vendim për të ardhmen. Te Unitedi assesi nuk po arrin që ta bind trajnerin holandez për të luajtur, derisa nëse dëshiron më shumë minuta në këmbët e tij, e vetmja zgjidhje është largimi te një klub që do t’i ofronte një gjë të tillë.
Në humbjen prej 3:2 ndaj West Ham Unitedit, Adnan Januzaj hyri në lojë në minutën e 87’të, duke mos pasur kohë pothuajse të tregojë asgjë. //