Ku mund ta takosh më lehtë partnerin?

29.03.2015 11:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ku mund ta takosh më lehtë partnerin?

Një studim i udhëhequr nga Mic, ka zbuluar disa fakte interesante për mënyrat si takojmë gjysmën tjetër. Mic u ka bërë 2300 njerëzve dy pyetje: Si e ke takuar partnerin aktual? Si filloi marrëdhënia juaj?
Rezultatet nuk janë aspak ato që mund të imagjinosh. Zbulojini.

Vetëm një pjesë e vogël e njerëzve ishin njohur me partnerët e tyre falë një website-i apo aplikacioni takimesh. Duke qenë që bota ku jetojmë po shndërrohet në dixhitale, habitesh si vetëm 9.4 për qind e njerëzve janë njohur online. Po mirë nëse nuk janë njohur në internet, ku atëherë?

Që do të thotë: një pjesë e vogël e njerëzve kanë pasur sukses në gjithë ato flirtime pranë aparatit të kafes.
Vetëm një në pesë e kanë njohur partnerin e tyre në një mjedis social.

Sipas sondazhit të Mic, 22.3 për qind e njerëzve i kanë takuar partnerët në një mjedis social, rrugës për në punë, ose si në rastin e Nicole Richie, në klub. Nëse po pret ende për personin special, më mirë kërko diku tjetër sesa në lokalin e preferuar. Sepse fundja fare, 22.3 për qind nuk është dhe aq shumë.
Po nëse nuk njihen në internet, në punë ose në një vend social, ku pra e takojnë njerëzit të dashurin e zemrës?

Statistikisht ke më shumë mundësi të prezantohesh me njeriun e jetës nëpërmjet miqve të përbashkët.

E lexove mirë. 38.9 për qind e personave që u pyetën, ishin takuar nëpërmjet miqve të përbashkët.
Kur e mendon, në disa raste miqtë e tu mund të njohin më mirë sesa ti vetë njeh veten, shkruan revistaclass. Por mos harro edhe që, nëse të pëlqejnë miqtë, mundësitë janë që dhe miqtë e tyre do jenë gjithashtu ‘cool’.

Shokët nuk të kanë prezantuar ende me zotin apo zonjën Perfekte? Po mirë, gati 40 për qind e njerëzve janë miq platonik para se të kalojnë në një nivel tjetër. Kështu që mundet ta kesh njohur tashmë gjysmën tënde më të mirë, por nuk e di ende. /Telegrafi/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vila në Havana ku pushoi Obama, shtëpi e shqiptarëve (Foto)

Mbipesha dobëson kujtesën

Ja pse bëhemi alergjikë papritmas

Studimi/ Gjumi i pasdites përmirëson kujtesën

Lapsi qetëson dhimbjet e kokës

Pse femrat duhet të flenë të zhveshura

Modelja sllovene mund të bëhet Zonja e Parë në SHBA

Jeta e shfrenuar e fëmijëve të miliarderëve rusë / FOTO

Keni ftohtë gjatë gjithë kohës? Kjo mund të jetë arsyeja

Të rregullosh shtratin në mëngjes, është e dëmshme për shëndetin

Si të mposhtni ankthin me mënyra natyrale!

Parandalojeni prishjen e dhëmbëve, duke i larë me këtë përbërës

Ja arsyeja pse ju keni aq shumë jashtëqitje gjatë menstruacioneve

Këto pesë shenja do t’ju bëjnë ta lini alkoolin

Shokuese/ Ja si e shkatërron iPad-i trurin e fëmijëve

Vajzat që flejnë shumë ditën janë më të etura për seks