Por ajo çfarë na habit në marrëdhënien e balerinës Klaudia Pepa dhe koreografit Albi Nako është raporti që kanë pas divorcit.
Aktualisht Pepa është duke u marrë me një projekt të ri koreografik të cilin e promovon thuajse çdo ditë në rrjete sociale.
Pas publikimit të videos së saj më të fundit ku ajo shfaqet e mrekulleshme duke kërcyer Albi i ka uruar fat duke e etiketuar si “zjarr”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Klaudias e cila i ka kthyer një koment me emoji me zemra. Të ketë mbetur hi pas zjarrit?/Gazeta Express/

Credit: @Klaudia Pepa


















