Debati për Gjykatën Speciale dje, ka përplasur fortë partitë e koalicionit me ato opozitare. Madje në një moment deputeti i PDK’së Latif Gashi dhe ai VV’së Fisnik janë përplasur keq duke u fyer edhe personalisht. Por, aty s’ka qenë Selimi as për ta mbrojtur Ismailin, e as për t’a thënë një fjalë kundër Gjykatës.
Deputeti i VV’së, Rexhep Selimi, në seancën e 26 qershorit, kur Kuvendi i Kosovës nuk aprovoi Gjykatën Speciale kishte mbajtur një fjalim të fortë kundër saj. Pasi kishte dalë nga seanca ai kishte marrë një duartrokitje nga veteranët e mbledhur para ndërtesës së Kuvendit që po kundërshtonin themelimin e Speciales.
Por, kjo nuk ka ndodhë të hënën. Selimi nuk ka qenë i pranishëm në sallë për ta kundërshtuar Specialen e as për t’i ndihmuar Fisnik Ismajlit i cili po ballafaqohej me Latif Gashin e PDK’së.
Rexhep Selimi, Latif Gashi dhe Bekim Haxhiun-Kamishi, kanë një histori të pakëndshme ndërmjet vete. Ata ishin rrahur pikërisht në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Por, Selimi të hënën ka munguar madje edhe për të thënë diçka ndaj konstatimeve të Hashim Thaçit se vetëm Rexhep Selimi mund të jetë target i Gjykatës Speciale dhe askush tjetër i VV’së./express/