Kanë kaluar më shumë se 48 orë kur shqiptari nga Kumanova, Besnik Ajdini është arrestuar nga policia maqedonase, por qe ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Me fatin e Besnikut, familjarët janë tejet të brengosur.
“Ende s’kemi asnjë përgjigje për vendndodhjen e burrit tim, jemi merakosur”, shprehet për TV Alsat, bashkëshortja e Besnik Ajdinit.