Ku do t’i çojë Qeveria 3.2 miliardët, VV tregon me një tabelë paratë e ndara për sektorë
Pasi është ndarë buxheti prej 3 miliardë e 212 milionë euro, Lëvizja Vetëvendosje përmes një tabele të postuar në Facebook ka njoftuar se si janë ndarë ato.
Një miliardë e 98 milionë euro janë ndarë për subvencione e transfere, 811 milionë në shpenzime kapitale, 745 milionë në kategorinë ‘ paga dhe mëditje’, dhe 493 milionë euro në mallra dhe shërbime.
Lexo Edhe:
Непродате монтажне куће поклањају се готово бесплатно!
Fjolla Morina ia di një sekret Milaim Zekës – Gazeta Express
296 milionë euro janë ndarë sektorin e shëndetësisë në nivel qëndror dhe 60 milionë euro për barna esenciale.
Po ashtu, sipas kësaj tabele, 87 milionë euro janë ndarë në sektorin e bujqësisë, ndërsa 123 milionë euro do të shkojnë për ushtrinë.
“Në vitin 2023 po e përmbushim premtimin tonë duke i përfshirë në skemë të gjithë fëmijët nën moshën 16 vjeçare. E për këtë qëllim, është ndarë buxhet në vlerë prej 60 milionë euro”, thuhet në njoftimin e tyre.