Kthimi i kontrollit të naftës në Doganë, Bajrami: Ky ndryshim është nis sa isha ministre

E publikuar: 07/05/2021 22:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari bëri të ditur se kontrolli i naftës i është kthyer Doganës, ka reaguar pararendësja e Hajdarit, Hykmete Bajrami.

Bajrami tha se për këtë çështje, ka nxjerr një Udhëzim Administrativ gjatë kohës sa ishte ministre e Tregtisë dhe Industrisë.

“Së bashku me një ekip të ekspertëve përkundër kundërshtive të mëdha në vitin 2017, në cilësinë e ministres së Tregtisë dhe Industrisë pata nxjerrë Udhëzimin Administrativ 01/2017 për kalimin e kontrollit të naftës të Doganat e Kosovës”, ka shkruar Bajrami.