Portali në gjuhën maqedonase “Libertas”, shkruan se kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski, do ta kthejë në përpunim propozim-ligjin për ndalimin e posedimit, përpunimit, publikimit dhe dispozicionin e materialeve të cilat dalin nga përgjimet e bisedave telefonike, përcjellë Zhurnal.
“Libertas”, shkruan se me këtë veprim pritet që të hapen pika për çështjet e diskutueshme me qëllim që t’i iket ndalimit të censurimit, por edhe efektit retroaktiv të ligjit.
Propozimin që me procedurë të shkurtër e ka propozuar deputeti i BDI-së Talat Xhaferri, si iniciativë të përbashkët me VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në, ngjalli debate të shumta në opinion.