Para orës 4 të mëngjesit kanë hyrë në territorin e Kosovës trupat e 9 shtetasve të Kosovës, të vrarë në luftimet e 9 majit në Kumanovë.
Një kolonë e gjatë automjetesh me familjarë dhe makina funeralesh kanë hyrë në këtë kohë në kufirin në Hanin e Elezit.
Sipas KTV-së në kufi ka pasur shpërthim emocional të familjarëve që po prisnin në territorin e Kosovës.
Rreth 100 persona kanë qëndruar deri në atë kohë për të përcjellë hyrjen e kufomave në Kosovë.
Kortezhi është përcjellë nga Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.
Trupat janë dërguar në këtë institut për një ekzaminim të ri.