Nga aeroporti “Baden Airpark” afër Karsluhes sot për në vendlindjen e tyre janë nisur 121 kosovarë, raportojnë mediet gjermane.
Të gjithë refugjatët së fundmi kanë qëndruar në Baden-Württemberg, deklaruan autoritetet atje.
Një organizatë që mbron të drejtat e refugjatëve sot më herët kishte protestuar ndaj këtij dëbimi të kosovarëve.
Nuk raportohet për incidente gjatë procesit të dëbimit. /Express/