Kthehen edhe disa emigrantë të tjerë në Kosovë

E publikuar: 21/05/2015 16:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kthimi i emigrantëve në vendin e tyre ka vazhduar edhe sot. Burime të Indeksonline në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” kanë thënë se edhe gjatë ditës së sotme ka arritur një aeroplan me emigrantë.

I njëjti burim ka thënë se nuk dihet nëse i tërë aeroplani ka qenë me emigrantë apo jo.

Edhe gjatë ditës së djeshme në aeroportin e Prishtinës ka arritur një aeroplan me emigrantë nga Gjermania./Indeksonline/