Anëtarë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kanë shpërthyer në lot, pasi u është treguar një video e një sulmi me gaz të klorit, që ka ndodhur muajin e kaluar në veriperëndim të Sirisë, raporton BBC.
Pamjet tregojnë përpjekjet e pasuksesshme të mjekëve për të mbajtur gjallë tre fëmijë, që të gjithë nën 4 vjeç.
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Samantha Power, e ka përshkruar takimin si “shumë emocionues” dhe ka thënë se autorët e sulmit do të mbahen përgjegjës.
Qeveria e Sirisë mohon se është përgjegjëse për sulmin në Idlib.