Kryhet një operacion i komplikuar në Spitalin Kestrina, pacientja vuante nga një stad shumë i avancauar (IIIB) i kancerit të qafës së mitrës

E publikuar: 27/02/2024 15:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Spitalin Kestrina është kryer një operacion mjaft i komplikuar te një paciente, e cila vuante nga një stad shumë i avancuar (IIIB) i kancerit të qafës së mitrës, transmeton Infosot.

Si pasojë e infiltrimit të kancerit ishte shkaktuar mbyllje e kanaleve urinare (ureterëve) dhe ishte vendosur nefrostoma (drenimi i urinës direkt nga veshka).

Pacientja kishte përfunduar trajtimin radio dhe kimioterapeutik para një muaji.

Te pacientja u arrit me sukses të realizohet histerektomia radikale me largimin e mitrës, vezoreve e gjëndrave limfatike të komblikut, duke preparuar edhe ureterët në tërësi, nga ekipi i gjinekologëve në krye me Dr. Fehmi Ahmetin dhe u arrit riparimi i ureterëve dhe heqja e nefrostomës nga ekipi i urologëve në krye me Dr. Arton Elshanin. Në këtë mënyrë pacientja iu kthye jetës normale pas një sëmundjeje shumë të rëndë./infosot/