Nga Policia e Kosovës ëahtë kryer aksioni në Prishtinë, më saktësisht te ‘Lokalet e Lesnes’.
Këtë e ka konfirmuar për infosot.com Bajram Krasniqi zyrtari për informim në Policinë e Kosovës.
“E konfirmojë se njësitet policore janë duke kryer një operacion policorë, detajet do të bëhen të ditura pas operacionit.”.
Ky nuk është aksioni i parë për Policinë, në këtë pjesë të kryeqytetit bëhet shitja e lëndeve narkotike.
Zyrtari i Policisë së Kosovës, paralajmëron se aksioni është në përfundim e sipër.
















