Ismel Kryeziu nga KDI-ja pas dështimit të 29’të me radhë të Vetëvendosjes për të zgjedhur Albulena Haxhiun si pasojë e mungesës së shumicës parlamentare, tha se VV duhet të bëjë lëvizje të përgjegjshme politike dhe ta ndërroj atë.
“Ose të ulen me subjektet e tjera politike, për të arritur një dakordim për të quar vendin në zgjedhje të reja, duke e kthyer legjitimitetin dhe vendimmarrjen tek qytetarët”, tha a.
Shkrimi i tij:
Katër muaj pas zgjedhjeve, 56 ditë tentim i dështuar për konstituimin e Kuvendit!
Vetëvendosje, si partia e parë në zgjedhje, nëse nuk po arrin të sigurojë një shumicë parlamentare për të formuar institucionet, nuk do duhej të vazhdojë ta mbajë të bllokuar konstituimin e Kuvendit me pretendimin se duhet t’i votohet kandidati saj për Kryetar Kuvendi pa pasur mbështetjen politike të nevojshme.
VV-ja tashmë duhet të bëjë lëvizjen e përgjegjshme politike dhe të domosdoshme për të zhbllokuar ngërçin institucional, të ndryshojë kandidatin, duke propozuar një emër që mund të marrë mbështetje edhe nga partitë tjera, si hap i zhbllokimit dhe konstituimit të Kuvendit. Ose të ulen me subjektet e tjera politike, për të arritur një dakordim për të quar vendin në zgjedhje të reja, duke e kthyer legjitimitetin dhe vendimmarrjen tek qytetarët.















