Kryeziu: Qytetarët kërkojnë qeverisje gjithëpërfshirëse, nuk i dhanë besimin një partie për të qeverisur e vetme

E publikuar: 01/04/2025 20:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka thënë se nga zgjedhjet e 9 shkurtit, qytetarët kanë kuptuar tri gjëra themelore, shkruan InfoSot.

Një ndër to, sipas Kryeziut është se qytetarët kërkojnë një qeverisje gjithëpërfshirëse dhe nuk kanë qenë të gatshëm t’i japin besimin e plotë një subjekti politik për të qeverisur i vetëm.

“Së pari, iniciativat ose partitë me retorikë të ngjyrosur nga islami politik, si dhe diskursi dhe retorika mbi ‘tradhtinë kombëtare’ apo ‘shitjen e vendit’, janë tejkaluar dhe kanë ndikim minimal ose të papërfillshëm në orientimin e votuesve”, tha mes tjerash Kryeziu.