Kryeziu: KQZ duhet të flasë si autoritet kushtetues, s’mund të garantojë zgjedhjet një biznes privat

E publikuar: 11/11/2025 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës ka reaguar lidhur me komunikatën që ka lëshuar sot kompania sllovene që ka printuar fletëvotimet, e të cilën e ka shpërndarë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shkruan Gazeta Express.

Kryeziu ka thënë se KQZ duhet të flasë si autoritet kushtetues, me transparencë dhe përgjegjësi publike dhe jo përmes komunikatave që synojnë të arsyetojnë vetveten dhe të transferojnë përgjegjësinë tek një kompani private.

Ai tutje ka thënë se është e papranueshme të pretendohet se një biznes privat mund të garantojë besimin e procesit zgjedhor.

Reagimi i plotë: