Kryetarja Osmani: Periudha e pandemisë është shoqëruar më vështirësi edhe nga aspekti i shëndetit mendor

E publikuar: 26/05/2020 15:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vjosa Osmani, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, në takim me grupin profesionistësh nga fusha e psikologjisë, ka diskutuar krijimin e një linje të vazhdueshme bashkëpunimi në temat që kanë të bëjnë me shëndetin mendor tek qytetarët pas pandemisë COVID-19, raporton Infosot.

Kryetarja Osmani ka thënë se duhet marrë masa të shpejta pasiçë pas koronavirusit nga aspekti i shëndetit mendor ka pasur vështirësuar.

Grupi i profesionistëve nga fusha e psikologjisë, kanë bërë të ditur para kryetares Osmani se kanë marrë masa në trajtimin e kategorive specifike, siç janë të moshuarit apo studentët. Sipas tyre, në një shoqëri e cila dominohet nga rinia, është më rëndësi të krijohet ambient ku maksimalizohet potenciali i individit. Më tej, ata kanë thënë se pandemia ka rritur pabarazinë ndërmjet kategorive të ndryshme sociale.

Komunikata e plotë:

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani u takua me një grup profesionistësh nga fusha e psikologjisë

Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim një grup të profesionistëve nga fusha e psikologjisë në kuadër të muajit të shëndetit mendor.

Në këtë takim u diskutua krijimi i një linje të vazhdueshme bashkëpunimi ndërmjet profesionistëve të kësaj lëmie dhe institucioneve të vendit për temat që kanë të bëjnë me shëndetin mendor.

Kryetarja Osmani ka thënë se periudha e pandemisë është shoqëruar më vështirësi edhe nga aspekti i shëndetit mendor, ndaj ka thënë se duhet marrë masa parandaluese nga pasojat eventuale të shkaktuara nga kjo situatë.

Profesionistët, ndërkaq e njoftuan kryetaren Osmani se janë marrë me trajtimin e kategorive specifike, siç janë të moshuarit apo studentët. Sipas tyre, në një shoqëri e cila dominohet nga rinia, është më rëndësi të krijohet ambient ku maksimalizohet potenciali i individit. Më tej, ata kanë thënë se pandemia ka rritur pabarazinë ndërmjet kategorive të ndryshme sociale.

Të dy palët u pajtuan se problemet e shëndetit mendor nuk duhet të trajtohen vetëm nga profesionistët, por duhet ngritur vetëdija qytetare, në mënyrë që problemet e tilla ta marrin vëmendjen e duhur nga ana e institucioneve.

Gjithashtu, u tha se çështjet e shëndetit mendor nuk duhet trajtuar përgjatë një muaji apo në raste krizash, por duhet të jetë preokupim i vazhdueshëm institucional.​