Kryetarja Haxhiu priti në takim Prattipatin, diskutojnë për zhvillimet e fundit në vend

E publikuar: 18/02/2026 15:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend dhe punën e Kuvendit.

Kryetarja Haxhiu tha se bashkëpunimi mes Ambasadës së ShBA-së dhe Kuvendit të Kosovës është i rëndësishëm dhe potencoi synimin për ta fuqizuar edhe më tej në të ardhmen.