Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se pas shkresës që iu drejtua kryeministrit Albin Kurti për rritjen e fondit për Luginën e Preshevës, u miratua një vendim historik, duke u rritur mbështetja me 4 milionë euro për vitin 2025.
Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se ky është një hap i madh për Luginën e Preshevës.
“Ky fond do të investohet në arsimin, kulturën, sportin, si dhe në sektorët e rëndësishëm të bujqësisë dhe blegtorisë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të kushteve më të mira për zhvillimin ekonomik dhe sigurimin e të drejtave të shqiptarëve në këtë rajon.
Me këtë mbështetje, ne do të forcojmë identitetin tonë kombëtar dhe do të investojmë në të ardhmen e të rinjve tanë. Jemi të bindur se me përkushtimin e Qeverisë, do të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për Luginën dhe qytetarët e saj. Bashkë mund të arrijmë gjithçka.” – ka thënë Sinani.