Kryetarja e Gjykatës Speciale jep sot detaje për punët që e presin

E publikuar: 04/05/2017 08:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova sot do të mbajë konferencë në ndërtesën e Dhomave të Specializuara në Hagë, në orën 14:00.
Gjatë takimit të saj të parë me mediat, kryetarja Trendafilova do të japë një deklaratë në lidhje me ecurinë e punës së Dhomave të Specializuara të Kosovës, veçanërisht në lidhje me Rregulloren e Procedurës dhe të Provave.