Kryetari i VV’së në Kamenicë: Nuk i mbështesim drejtorët e Qëndron Kastratit

E publikuar: 20/02/2018 22:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes në Kamenicë, Bajram Mavriqi ka konfirmuar për Gazetën Monitor se emrat e drejtorëve të rinj në komunën e Kamenicës të propozuar nga kryetari Qëndron Kastrati nuk e kanë mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje në Kamenice.
” Valla jo, shumica jo, nuk e kanë. Ky është ekip i kryetarit për të cilin ai po mendon se është i mirë. Realisht ne si VV nuk jemi pyetur për këta emra, më tepër ka qenë një njoftim” , ka thënë Mavriqi.

Ndryshe, Qëndron Kastrati, i cili garoi nga Vetëvendosje por që dha dorëheqje nga partia pas përçarjeve brenda VV-së, ka emëruar drejtorët e rinj komunal.