Kryetari Mustafa priti në takim Ambasadorin e Gjermanisë, Heldt

E publikuar: 05/12/2019 15:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i shoqëruar nga nënkryetarja Vjosa Osmani dhe anëtari i Kryesisë Besian Mustafa ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Kryetari Mustafa e falënderoi Ambasadorin Heldt për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë Gjermania Kosovës në të gjitha proceset.

Poshtu kryetari Mustafa e njoftoi z. Heldt për rrjedhën e bisedimeve me LVV-në drejt formimit të koalicionit bashkëqeverisës.

Z. Heldt falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe bashkëpunimin dhe shprehu gatishmërinë që ky partneritet të vazhdojë edhe në të ardhmen./Infosot/