Preu i partisë së Fortë, Visar Arifaj, apo siç njihet ndryshe kryetari legjendar, është detyruar që të heq dorë nga biznesi i tij, në mënyrë që ta ushtroj pozitën e asamblistit në komunën e Prishtinës.
Kjo pas ankesave që Agjencia Kundër Korrupsion, i ka bërë Arifajt se lidhur me ushtrimin e detyrës së tij si asamblist ekziston konflikti i interesit.
Arifaj është kontaktuar nga AKK lidhur me situatën në të cilën gjendet si dhe ndryshimet që ai do të duhet të bëjë për ta shmangur konfliktin e interesit.
Kryetari Legjendar, pas ankesave të AKK’së, ka bërë ndryshimet dhe ka hequr dorë nga biznesi i tij.
E ndërkohë në deklarimin e pasurisë që Visar Arifaj, ka bërë në këtë institucion, shihet se ai është njëri ndër politikanët më të pasur në vend. Vetëm një pikturë e tija kushton 1 miliard euro./GazetaExpress/


















