Kryetari i Kaçanikut për mediet gjermane: “Nuk jemi qytet i ekstremizmit fetar”

E publikuar: 31/03/2016 16:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi ka dhënë një intervistë për dy gazetat prestigjioze gjermane, përkatësisht në gazetën “ Frankfurter” dhe në gazetën “Tagesspiegel”.
Në këtë intervistë Kryetari Ilazi foli për qytetin e Kaçanikut, funksionimin e Komunës dhe Kuvendit Komunal në Kaçanik, rolin e religjionit në Kaçanik, aktivitetet e të rinjve dhe shumë të tjera, transmeton Infosot. Kryetari Ilazi në këtë intervistë e përshkroi Kaçanikun si një qytet i vogël por shumë mikpritës dhe bujar. Ndërkohë duke folur për pjesëmarrjen e qytetarëve në vatrat e luftës, Kryetari Ilazi tha se Kaçaniku padrejtësisht është etiketuar si një qytet i ekstremizmit fetar, ndërsa shtoi se për gjatë 25 muajve të fundit nga Kaçaniku nuk është regjistruar asnjë rast shkuarje apo tentim shkuarje për në vatrat e luftës me theks në Siri. /Infosot

Shkëlqim Ajdini