Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci ka thënë se nuk e sheh opsion dorëheqjen nga posti që ai mban, në mënyrë që t’i hapet rrugë mbajtjes së zgjedhjeve.
Peci ka deklaraur se e rrugës në këtë kohë është një takim i përbashkët mes kryetarëve të komunave të veriut, ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqit dhe kryeministrit Albin Kurti.
“Është e rrugës të takohemi katër kryetarët bashkë me kryeministrin dhe të shohim se cila është më e mira për vendin.” – ka deklaruar ai.
“Për dorëheqje për momentin s’jemi aspak, s’e shohim të rrugës. Ende përfundimisht s’e kemi caktuar ndonjë datë, por e kemi pasur një bisedë.” – ka deklaruar Peci për Klan Kosova.
Ai tha se ndonëse nuk është caktuar koha e mbajtjes së këtij takimi, atë do ta realizojnë së shpejti.