Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, përmes një shkrimi në facebook ka njoftuar se nga mengjesi është duke parë nga afër gjendjen e lumenjve pas reshjeve të mëdha të shiut.
Ai ka thënë se situata është në kontroll dhe ka falënderuar të gjithë operatorët e kësaj komune që me makineritë e tyre janë në gjendje gatishmërie për intervenim.
Postimi i plotë:
SITUATA NËN KONTROLL
Bashkë me Drejtorinë për Emergjenca, që nga mëngjesi jemi nëpër fshatra e qytet për të parë nga afër gjendjen e lumenjve pas reshjeve të mëdha të shiut.
Falënderoj të gjithë operatorët vushtrrias që me makineritë e tyre janë në gjendje gatishmërie për intervenim.