Kryetari i PLE’së, Berisha: Ju kërkoj ndihmë ambasadave, mungesa e rezervave në familjet e komunitetit egjiptian po e vështirësojnë mbijetesën në kohë pandemie

E publikuar: 16/04/2020 08:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, një herit deputet i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, me një letër drejtuar ambasadorëve të akredituar në Kosovë, ka kërkuar ndihmë për komunitetit që ai përfaqëson në kohë të pandemisë, pasiqë këtë nuk po e ofronë Qeveria Kurti.

Ai ditë më parë në një intervistë për InfoSot, ka bërë të ditur se ka një muaj që ka kërkuar ndihmë për egjiptianët por nuk ka pasur përgjigje nga ekzekutivi.

Berisha për InfoSot, pati treguar se komuniteti egjiptian është në gjendje të rënd ekonomike dhe vendbanimet ku jetojnë ky komunitet ka rrezik që të përhapet koronavirusi.

Letëra e plotë e Veton Berishës dërguara ambasadave:

“Të nderuar përfaqësues të Ambasadave dhe organizatave të cilat në vazhdimësi keni përkrahur komunitetit egjiptian.

Po ju drejtohem në cilësi të deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe si përfaqësues i komunitetit egjiptian. Po ju drejtojë këtë letër me shpresë se ju do e vazhdoni përkrahjen tuaj ndaj komunitetit egjiptian, duke na ndihmuar për të dal nga situata në të cilën gjendet Kosova dhe e tërë bota, për tu mbrojtur dhe mbijetuar gjatë kohës pandemike me COVID – 19.

Ju informojmë se komuniteti egjiptian në vendbanime ku jetojnë edhe komuniteti rom dhe komuniteti ashkali, janë të unifikuar karshi menaxhimit të mbështetjes nga institucionet dhe organizatat vendore dhe ndërkombëtare, por bazuar nga informatat dhe kërkesat nga këto vendbanime, kjo ndihmë është e pamjaftueshme për tu përballur me mbijetesën gjatë kohës së pandemisë.

Shqetësim tjetër është edhe mësimi online, ku rreth 30% – 40% të nxënësve nga radhët e komunitetit egjiptian nuk kanë mundësi teknike për qasje në platformat digjitale.

Duke u bazuar në të dhënat zyrtare mbi 90% të komunitetit egjiptian janë të papunë dhe masat e ashpra të ndërmarrura për izolim dhe nga mungesa e rezervave në familjet e komunitetit egjiptian po e vështirësojnë mbijetesën në kohë pandemie.

Me arsyet e lartpërmendura, ne kërkojmë nga të gjithë ju që të ndihmohen familjet e komunitetit egjiptian me pako ushqimore, higjienike, shëndetësore dhe qasje të plotë në ndjekjen e mësimit online.

Në rast se nuk do të kemi mbështetje të shpejtë dhe drejtpërdrejtë, ju paralajmërojë se në mungesë të gjërave të lartë përmendura, komuniteti egjiptian nuk do ti përballon masat e izolimit dhe si pasojë rrezikohemi të prekemi dhe të shpërndajmë këtë pandemi.

Për situatën aktuale të komunitetit egjiptian janë të informuar edhe Zyra e Presidentit, Kryeministri, Parlamenti dhe Avokati i Popullit”.