Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxhiri e shpërblen bashkë partiakun me tender (Foto)

E publikuar: 03/11/2015 12:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Pejës nga LDK-ja, Gazmend Muhaxhiri është kujdesur që ta shpërblejë me tender bashkë partiakun e tij, Brahim Selimaj.

Brahim Selimaj, që ka qenë kandidat për deputet i LDK-së ka fituar tenderin për ta rinovuar çarshinë e Pejës dhe i gjithë materiali do të blihet nga kompania e tij.

Selimaj ka në pronësi Elsa Group, fabrikë për përpunimin e granitit dhe mermerit dhe çarshia e Pejës do të dekorohet nga anëtari i partisë që udhëheq me këtë komunë. Selimaj është aktivist i vjetër i LDK-së, ndërsa ai në Pejë kishte bërë një fushatë të madhe zgjedhjet e fundit./Arbresh.info/