Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane: Kështu siç po sillet Albin Kurti nuk do t’i ketë 3 votat tona

E publikuar: 03/02/2020 15:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Veton Berisha, kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane, për gazetën online Infosot, ka deklaruar se tani për tani nuk e ka ndërmend që ta votoj Qeverinë Kurti 1.

Vendimin për të mos e votuar, Berisha tha se e ka shtyrë sjellja jo korrekte gjatë bisedimeve me Kurtin.

Sipas tij, partia fituese nuk i ka ofruar as një post ministror, edhe pse ju takon me aktin më të lartë juridik të Kosovës.

Berisha po ashtu tha se si është e mundur t’i ketë dy ministri komuniteti serb dhe një komuniteti boshnjak, ndërsa komunitetet të tjera as një ministri.

“Kjo çfarë po ndodh në bisedimet me Vetëvendosjen, me çonë tek vendimi për të mos e votuar Qeverinë Kurti. Neve na takon një ministri”, ka deklaruar Berisha.