Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka mohuar raportet që sugjerojnë se këtë vit ka pasur një rënie të turistëve nga Kosova në Shqipëri.
Ai i cilësoi këto lajme si propagandë, dhe theksoi se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 janë regjistruar 1.7 milionë hyrje nga Kosova.
Ndreu nënvizoi se raportet që flasin për një rënie të turizmit janë të pabaza dhe të orkestruara.
“Turistët nuk matën më humorin e askujt personal, turistët matën me statistikë…. 15 për qind hyrje nga shqiptarët e Kosovës për 6-mujorin e parë, pa llogaritur korriku. 1.7 milionë hyrje. Është një propagandë e orkestruar. Kush janë të interesuar për këtë propagandë, janë shumë aktore, faktorë shqiptarë, ka të huaj janë të gjithë bashkë për arsye të fragmentuar, ndodh se nuk i bashkon një organizim i tyre, por secili e ka mendjen e vet”, ka thënë Ndreu në “Debat Plus.”
Kryebashkiaku i Shkodrës e përshkroi situatën si një përpjekje për ta manipuluar opinionin publik dhe për të dhënë një pamje të pasaktë të realitetit të turizmit në Shqipëri.