Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është deklaruar për herë të parē nē publik lihur me qëndrimet e nënkryetares së LDK-së dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani.
Mustafa ka theksuar se një qëndrim i tillë agresiv, kundër partisë që e propozoi dhe votoi për Kryetare të Kuvendit, pra kundër partisë së vet, do të ballafaqohet me pasoja, të gjitha konform rregullave dhe dhe statusit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Gjithashtu, kryetari i LDK ka treguar edhe raportin me kreun e VV, Albin Kurtin.
Sipas tij, Kurti asnjëherë nuk kërkoi falje për sulmet verbale, fizike dhe të formave tjera që partia e tij ushtroi me vite të tëra kundër vet Mustafës.
Ky qëndrim agresiv i Kurtit, sipas kreut tē LDK bën që kjo parti të ngulë këmbë dhe mos të pranojë tia japë ministrin e Brendshme.
“Unë e dija që karakteri i dhunshëm i Kurtit nuk ndryshon. Po të merrte Ministrinë e Brendshme do arrestoheshin njerzit me urdhëra politikë, do të krijoheshin dosje për kundërshtarēt, linçime nga më të ndryshmet etj”, tha Mustafa në intervistën për RTK.