Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se pas raportit të tërësishëm nga Policia e Kosovës për sigurinë e procesit zgjedhor në veri, do të dalin me një rekomandim, pasi, sipas tij zgjedhjet me zor nuk mund të mbahen, duke rrezikuar edhe jetërat e zyrtarëve të KQZ-së.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të martën të KQZ-së, Radoniqi, tha se qasja në zyrat e KQZ-së në veri është e vështirësuar.
Sipas tij po të shkohej me tërë aparatin policor për mbajtjen e zgjedhjeve, atëherë është në pyetje se çfarë zgjedhje po mbahen.
“Qasja në këto vende është shumë e vështirësuar. Me dasht me shku, siç tha zotëri Kurteshi, me tërë aparatin policor të armatosur deri në dhëmbë, atëherë çfarë zgjedhje jemi duke dashur të organizojmë. Mbetet pa edhe një herë raportin e sigurisë të policisë, për të pasur një raport të tërësishëm për procesin zgjedhor, jo vetëm për sot. Atëherë na duhet ose të bëjmë ndonjë rekomandim, pasi me zor nuk mbahen zgjedhjet, në këtë formë është fjala. Nuk mund të rrezikojmë askënd”, tha ai./Gazeta10