Kryetari i Gjilanit viziton kompaninë “Ceni Company” – Bisedohet për sfidat dhe zhvillimin e qytetit

E publikuar: 17/09/2025 14:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari aktual i Komunës së Gjilanit dhe njëherësh kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për mandatin e ardhshëm, zhvilloi sot një vizitë në kompaninë ndërtimore “Ceni Company”, ku u takua me përfaqësuesit e saj për të diskutuar mbi ecurinë e projekteve infrastrukturore në qytet, sfidat me të cilat përballen bizneset vendore si dhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen.

Në këtë takim, u theksua rëndësia e partneritetit mes institucioneve komunale dhe sektorit privat, si një mekanizëm kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të Gjilanit. Kryetari potencoi se qyteti ka potencial të madh për t’u zhvilluar dhe se vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë me njerëzit e punës dhe të vullnetit, Gjilani mund të bëhet një vend më i mirë për të gjithë qytetarët.

“Bashkë do të vazhdojmë të punojmë për një Gjilan të zhvilluar, të fortë ekonomikisht dhe me infrastrukturë moderne”, tha ai pas takimit.

Vizita në “Ceni Company” është pjesë e një agjende më të gjerë të takimeve me bizneset vendore, me qëllim të identifikimit të nevojave dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë të sektorit privat.

Postimi i plotë:

Sot u takova me përfaqësuesit e kompanisë ndërtimore Ceni Company.
Biseduam për punët që po bëhen në Gjilan, sfidat që kanë bizneset dhe idetë se si mund të punojmë BASHKË për ta zhvilluar edhe më shumë qytetin tonë.
Gjilani ka potencial të madh dhe BASHKË me njerëzit e punës e të vullnetit, do të vazhdojmë ta bëjmë qytetin tonë më të mirë për të gjithë.

#BASHKËpërGjilanin