Nëse Qeveria Rama don me ngritë zhvillimin turistik, duhet me ndodh kjo ne foto, përndryshe ftoj gjithë turistat shqiptarë bojkot pushimeve në Shqipni, tu’ fillue nga vetja ime.
Këto janë fjalët me të cilat Kryetari i Fondit Humanitar të Kosovës Lindore me qender ne Zvicer, Xhelal Mehmeti i asht drejtue kryeministrit të Shqipnisë, Edi Rama në lidhje me vrasjen e dy turistëve çekë mbramjen e të Premtes në Dukagjin. Si shumë nga komentuesit e rrjeteve sociale, edhe njeriu që drejton Fondin Humanitar kërkon në këtë mënyrë varjen e të akuzuemit për vrasjen e çiftit çek. Në rast të kundërt, ai kërcënon me bojkot të turizmit në Shqipni.
Unë nuk shkoj me familje në Shqipni, derisa kriminaliteti lulzon, – shkruen Mehmeti në profilin e tij në Facebook, tu’ ju ba thirrje kosovarëve që mos me shku’ për pushime në Shqipni.
Rrokum TV
Kryetari i Fondit Humanitar të Kosovës Lindore kërkon varje në litar!
NGA KATEGORIA